Arkiv për Shtator, 2009
Gent Bejko, Dy Rrota dhe Shumë Pasion!
Postuar nga drininosi te artikuj, nga Steelwings M.C. AL më Shtator 27, 2009
INTERVISTA/AKTORI DHE REGJISORI, GENT BEJKO, NË RRUGË MBI NJË “HARLEY”. DASHURIA PËR KËTË MJET DHE TURET BALLKANIKE MBI DY RROTAT E MOTORIT.
Nga Entela Resuli, botuar në Gazetën Shekulli, e diel 27 shtator 2009

Ai e ka një moto: “Rend dhe jeto”. Gent Bejko këtë gjë e bën çdo ditë. I apasionuar që në fëmijëri pas motorëve, atë e shikon përherë në rrugët e kryeqytetit, por jo vetëm, mbi një “Harley”. Ky është mjeti i tij më praktik për të shkuar në punë, në takime… Të gjithë e njohin Bejkon si regjizorin e spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL” (¹), por të paktë janë ata që e dinë se ai ka dhe një pasion tjetër, për të cilin gjithmonë gjen kohë që ta mbajë gjallë, përpos angazhimeve të tjera. Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka shëtitur me miqtë e tij në të gjithë Ballkanin. Në këtë rrëfim të kushtuar ekskluzivisht motorit, ai na tregon se si ka lindur ky pasion, xhirot e para e deri tek anëtarësimi në klubin e motoristëve, organizimi i tureve dhe rregullat që ata kanë. Duke i parë në rrugë Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »




