Arkiv për Dhjetor, 2009
Toyrun i Parë në Shqipëri
Postuar nga drininosi te aktivitete, nga C.M.A. Albania, nga Shqiponjat e Rrugëve M.C. AL më Dhjetor 19, 2009
TOYRUN – RENDJA PËR LODRA E PARË NË SHQIPËRI
Një pasdite të mbledhur për barbecue (mish t’pjekur në zgarë) bashkë me djemtë e dhe gratë e CMA’së, kishim ftuar edhe anëtarë të Motorklubit Shqiponjat e Rrugëve për të kaluar së bashku pasditen tek shtëpia e Mattit, Presidentit të CMA Albania. Aty për aty u hodh ideja nga Juliani (anëtar i CMA’së) për të organizuar një Toyrun, të parin në Shqipëri. Pasi kjo ide u pëlqeu edhe çunave të Shqiponjave, u vendos që ta organizonim seriozisht së bashku këtë aktivitet.

Çfarë do të thotë Toyrun? Në anglisht kjo fjalë do të thotë Rendje për Lodra, dhe i referohet një aktiviteti që bëjnë grupe ose motorklube për të mbledhur lodra ku të munden. Përgjithësisht këta motorrist i hypin motorrit dhe shkojnë derë më derë ose në organizata të posaçme që kanë lidhje me fëmijët, për të gjetur lodra të cilat t’u dhurohen si bamirësi të vegjëlve jetim ose që janë me aftësi të kufizuar. Të gjithë ne kemi qënë të vegjël një herë, dhe tani që jemi rritur lodrat nuk na hynë në sy (po mos e quajmë edhe motorrin që ngasim lodër ![]()
Megjithatë mund të jemi bërë baballar ose të kemi dhembshuri për fëmijët që nuk i kujton askush, prandaj dhe duam t’i bëjmë një dhuratë sikur vetëm një herë në vit këtyre fëmijëve të vetmuar. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »




