Arkiv për Dhjetor, 2011
Ja rivalja antike e “Harley-Davidson”
Postuar nga drininosi te retrospektivë, teknologji motorash më Dhjetor 28, 2011
Publikuar në PANORAMA ONLINE 28/12/2011
Duket si një biçikletë e ndryshkur, por në fakt, kjo vjetërsirë mund të kushtojë 50 mijë paund. Ky mjet antik udhëtimi është ndërtuar në vitin 1906, është një “Indian Camelback”, një nga makineritë e para të motorizuara me dy rrota (motoçikleta), e cila përbën një objekt shumë të dëshirueshëm për koleksionistët. 105 vjet më parë janë ndërtuar vetëm 1698 motoçikleta të tilla, dhe janë të pariparueshme, që do të thotë se nuk kanë pjesë këmbimi, janë relikte. Thuhet të ketë mbetur vetëm kjo. Motoçikleta ka 2.25 kuaj Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »
Urimi nga Top-Media për festat e fundvitit, me flamurin kuqezi mbi krah të hekurt!
Postuar nga drininosi te motorklube, nga Steelwings M.C. AL më Dhjetor 28, 2011
Këtë vit gjigandi mediatik i trojeve shqiptare Top Media i uron gëzuar të gjithë shqiptarëve Krishtlindjen dhe Vitin e Ri përmes ekraneve me këngën “Xhamadani Vija Vija” dhe me flamurin kuqezi që valvit në krahët e hekurt të motoristëve Steelwings duke rendur në çdo cep të trojeve shqiptare.
GËZUAR O MOTOÇIKLISTA, GËZUAR!
Postuar nga drininosi te motorist i krishterë më Dhjetor 23, 2011

Edhe një vit që po fik motorrin po ikën, ndërsa një tjetër ndezje për rrugë të gjata së shpejti po na troket!
Këtë fundvit dua të jem thjesht falemnderues, për ç’më ka dhuruar Zoti e për aq sa kam përjetuar këtë vit. Dua gjithashtu të të falemnderoj edhe ty lexues që ke klikuar këtë blog. Të urojë përzemërsisht një Vitë të Ri 2012 vetëm me drita jeshile në çdo rrugë të jetës, së pari në shëndet e në familje, së dyti në punë, e së treti rrugëve me motor. Zoti të mbroftë nga çdo rrezik, të priftë në ditë të vështira, dhe të dhuroftë bekimet e Tij mbi shëndetin, dashurinë, t’ardhurat, gëzimet, dhe motorin tënd!
Përzemërsisht një mik i yti motorist,
Drini.





