Motomitingu i Steelwings MC Albania në Tiranë, në degën mëmë të motorklubit, pati një pjesëmarrje konsiderueshëm të lartë këtë vit. Motoristët nga shumë vende formuan një guidë në varg gati dy km në Bulevardin kryesor të Tiranës dhe koncerti mbi digën dhe freskinë e liqenit kaloi shumë mirë për një komunitet motoristësh shqiptar që tashmë po e kthen në traditë festën së bashku. Por në këtë festë një gjë shumë e rëndësishme i mungoi kësaj nate.
Ai quhet Iskënder Abazi, ose KEPA siç njihet nga vllezërit e motorklubit të tij BABA CLUB në Prishtinë. Lajmi erdhi sonte në motomiting ku u morr vesh se rrugës për të ardhur në festën e Tiranës, Kepa u aksidentua rëndë nga një automjet në magjestralen Prishtinë-Prizren diku rreth orës 7:30 në afërsi të Shtimjes. Prej aksidentit të tij në motor ai ndërroi sonte jetë.
Motorklubi Steelwings në emër edhe të motorklubeve dhe motoristëve pjesmarrës në motomiting e sotëm, dëshiron t’i shprehi keqardhjen dhe dhimbjen më të thellë vllezërve të tij të BABA CLUB Kosova, familjarëve dhe miqëve tij.
SHPIRTI YT U PREFTË NË PAQE KEPA!

Varrimi i tij bëhet të dielën datë 17 Qershor. Për ngushëllime të mëtejme, pritjet (virtuale) për komunitetin e motoristëve bëhen tek BABA CLUB KOSOVA.
Iskënderi me vllezërit motorist:






#1 nga Shelby më Prill 21, 2013 - 21:05
Preserve the superb work, I read few content in this website and i
conceive the weblog is really interesting and has
sets of wonderful info.